Get the look & confidence you have been looking for

Tërheqja e fytyrës me fije ose teknika thread lift është një procedurë e sigurt (nuk ka prerje në lëkurë) dhe më shumë më pak komplikacione se në procedurat e tjera. Rezultatet janë të dukshme menjeherë pas ndërhyrjes dhe të plota pas 2-3 javesh. Kjo arrihet nga përdorimi i fijeve me material të tretshme ose të patretshme si poly-lactic –caprolactone, polypropylene, PDO.
Lifting mund të zgjasë nga 1 deri në 5-6 vjet në varësi nga lloji i materialit të fijes së përdorur dhe karakteristikat individuale të pacientit. Pacienti do të duket 10 vjet më i ri.
Kjo procedurë mund të kryhet në studion e mjekut kirurg dhe kërkon ose jo anestezi lokale.
Pas procedurës pacienti i rikthehet aktivitetit të tij të përditshëm.
Kjo procedure mund te kryhet në kombinim me trajtime të tjera estetike dhe kirurgji plastike si psh: botox, fillers me AH, dhe liposuction.

Toxinë botulinike tipi A e sintetituzuar për estetikë, shërben për të bllokuar lëshimin e acetilkolinës në bashkimin neuromuscular dhe si rrjedhojë lëvizjen e muskujve përgjegjës për formimin e rudhave të mimikës. Injeksionet botox reduktojnë në mënyrë të dukshme rrudhat e ballit, rrudhat ndërmjet vetullave, rrudhat në këndet e syve, rrudhat e buzës, rrudhat nazale, rrudhat përreth gojës, rrudhat e mjekrës, rrudhat e qafës, rimodelim i hundës dhe djersitjen e shtuar axilare dhe të pëllëmbëve të duarve.

Pas rikthimit të funksionit të muskulit ai nuk e ka humbur trashësinë, dhe edukohet pas shumë trajtimesh. Pamja e rrudhave përmirësohet. Dimensioni i fibrave muskulare e funksioni i pllakës neuro-muskulare kthehet në normalitet edhe pas shumë trajtimesh. Pas 10 muajsh trashësia e muskulit është identike. Nuk dëmtohet e nuk dobësohet muskuli. Muskuli edukohet pas shumë trajtimesh por forca e tij e matur me EMG është e njejtë. Pamja e fytyrës përmirësohet dukshëm dhe ajo merr pamje rinore.

Për më shumë informacion kontaktoni me ne.

Është një teknologji moderne e përdorur në fushën kozmetike dhe mjekësore për të realizuar trajtime të ndryshme në lëkurë, si në aspektin kozmetik edhe terapeutik. Këtu përfshihen heqja permanente e qimeve, fotorinimi dhe trajtimi i sëmundjeve dermatologjike (akne, teleangioectazi, njolla).
Kjo teknologji përdor dritë me spektër të gjërë nga 500 ne 1200 nm dhe radiofrekuencë. Filtra të shumtë përdoren për të ulur frekuencen dhe për ta drejtuar këtë spektrum që të targetojë struktura specifike dhe kromoforet (qelizat e pigmentuara). Për shkak të spektrit të gjërë drita polikromatike mund të arrijë kromofore të shumta në lëkurën njerëzore kryesisht hemoglobinën, uji dhe melanina, duke cuar në fototermolize selektive të targetit që mund të jetë: ena e gjakut, qeliza të pigmentuara apo folikuli i flokut. Ftohja është e nevojshme për të mbrojtur lëkurën në kontakt me aparaturën. Trajtimi në përgjithësi është i sigurt dhe efektiv.

Dr. Anila Fico Manga

Kirurge gjenerale, plastike dhe estetike
E specializuar ne Tiranë, Greqi (Athine, Janine), Itali (Milano, Potence) për:
1. Kirurgji të përgjithshme dhe plastike abdominale
2. Mjekësi estetike

E specializuar në kryerjen e operacioneve:
-të kirurgjisë gjenerale
-abdominoplastica dhe hernioplastica
-korrigjimin e rrudhave me botox
-zmadhimi i buzëve, mollëzave, mbushja e rrudhave me acid hyaluronik
-trajtime antiage

Dr Anila Fico Manga ka një eksperiencë shumë vjecare në fushën e kirurgjisë dhe të mësimdhënies (autore e teksteve mësimore).