Dermatoskopi
Ekzaminim i sëmundjeve të lëkurës dhe nishaneve me dermatoskop.
Dermoskopia ose dermatoskopia i referohet një ekzaminimi të lëkurës nëpërmjet një paisje të quajtur dermatoskop, i cili është një mikroskop sipërfaqësor kutan. Derm(at)oskopi përdoret për të vlerësuar lezione të pigmentuara të lëkurës, dhe në duart e duhara mund ta bëjë më të lehtë diagnostikimin e melanomes.

Karakteristikat dermatoskopike të lezioneve të pigmentuara
Nëpërmjet dermatoskopit vlerësohet pigmentimi i lezioneve nëpërmjet ngjyrave dhe struktura.
Ngjyrat që vërehen në lezionet e pigmentuara janë e zezë, kafe, e kuqe, blu, gri, e verdhë dhe e bardhë.
Ngjyrat ne dermatoskopi
Aplikimet e dermatoskopisë
- Përdorimi tipik është diagnostifikimi i hershëm i melanomës
- Monitorimi i lezioneve të dyshimtë të dermatoskopisë
- Ndihmon në diagnozën e tumoreve të ndryshëm të lëkurës
- Ndihmon në diagnozën e verrukeve