Mezoterapi


Mezoterapia është një specialitet mjekësor e estetik që realizohet nëpërmjet injeksioneve të shumta në dermë dhe epidermë me përmbajtje të extrateve natyrale, farmaceutike dhe vitaminave. Kjo teknikë gjen përdorim të gjërë në trajtimet e fytyrës dhe trupit.
Për trajtime kozmetike dhe estetike ajo përdoret në trajtimin e njollave, akneve, rrudhave fine dhe të thella, cikatriceve, strijeve, celulitit, në varjen e lëkurës, dhe në pakësimin e indit dhjamor. Procedura e mezoterapisë nuk kërkon anestezi. Rezultatet merren pas 2 ose 3 seancash. Trajtimi nuk është i dhimbshëm, nuk ka efekte anësore dhe komplikacione.