Ndërhyrje mikrokirurgjikale


Heqja e nishaneve te ndryshme ne fytyre dhe trup rtealizohet, pas berjes se dermatoskopise. Njekohesisht ato hiqen nga kirurgu jo vetem per efekte parandaluase por dhe per qellime estetike te lekures se fytyres dhe trupit tuaj. Koha e realizimit te procedures eshte e shkurter dhe e padhimbshme nen efektin e anestezise locale. Pas sherimit nuk ngelet shenje ne lekure.

Shenjat në lëkurën e fytyrës dhe të trupit sjellin një pamje jo të kënaqshme për syrin. Ato shpesh bëhen objekt i pyetjeve të pavendta nga njerëzit që na rrethojnë. Metodat e elminimit të tyre janë të ndryshme duke filluar me kremërat e ndryshëm, seancat me reze laser dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Procedura kirurgjikale kryhet nën anestezi lokale.

Janë depozita dhjamore të padëmshme nën lëkurë, pa dhimbje, të lehta për tu diagnostikuar, por me pamje jo të kënaqshme estetike. Trajtimi më i mirë i tyre është heqja kirurgjikale nën anestezi lokale. Një opsion tjetër i heqjes së tyre është liposuction, me të cilin nëpërmjet kanjules aspiruese bëhet zvogëlimi i masës së lipomave për të parandaluar incizionet jo estetike.

Është një tumor beninj i indit subkutan që përmbajnë qeliza të lëkurës dhe sebum (yndyre). Krijohen nga gjëndrat sebace (yndyrore) të lëkurës me shpesh në kokë, fytyrë, qafë, trup. Ato bëhenë dhimbshme kur inflamohen. Trajtimi i tyre është kirurgjikal nën anestezi lokale.

Ose ndryshe nën rritja e thoit është një sëmundje që haset më shpesh te gishtat e këmbës dhe ndonjëherë edhe te duart. Trajtimi i duhur është ndërhyrja kirurgjikale nën anestezi lokale.