P.R.P (Platela Rich Plasma)


Platela-Rich-PlasmaP R P është një formë e re rigjeneruese mjekësore dhe estetike që përdor gjakun tonë. Platelet rich plasma është extrat e koncentrat që përfitohet pas centrifugimit të gjakut dhe rifutet nëpërmjet injeksioneve për të rinuar lëkurën tonë.
Trombocitet (pllakëzat e gjakut) janë celësi i trupit tonë për të ndaluar hemorragjinë dhe të riparojë enët e gjakut dhe qelizat e trupit. Platelet përmbajnë substanca që quhen faktorët e rritjes të cilët aktivizojnë dhe rinojnë qelizat e trupit. Koncentrimi i trombociteve përmban sasi të pamasa të proteinave bioactive të cilat përfshijnë faktorët e rritjes PDGF dhe VEGF. Këta faktorë rritjeje janë shfaqur për fillimin e riparimit indor dhe sipas eksperteve kanë efekte pozitive në rinimin e lëkurës, promovojnë rigjenerimin indor, angiogenezen (formimin kapilar) dhe prodhimin e kolagjenit.
Ky trajtim është i shoqëruar me 0 risk alergji e infeksion sepse përdorim një produkt nga trupi ynë.
Përfitimet -PRP stimulon me qelizat e vetë pacientit :
Rigjenerimin dhe rinimin e lëkurës, përmirësimin e elasticitetit, tonusit, trashësisë së lëkurës në zonën ku injektohet, eleminimin e rrudhave nëpërmjet aktivizimit të fibrave të kolagjenit që janë të afta të rimodelojnë rrudhat dhe gropat, ti bejnë më të buta dhe më pak të dukshme. Gjithashtu kanë një rol të madh në përshpejtimin e shërimit të plagëve post operator, përmirësimin e pamjeve të strijeve e cikatriceve, riaktivizimin e rrënjës së flokut duke stimuluar rritjen.
PRP është krijuar për pacientët me lëkurë të thatë dhe të lodhur, lëkura e varur, ndonjë njollë, shënjat e plakjes së lëkurës dhe në pacient alergjik ndaj produkteve të tjera.