Trajtime kundër plakjes


Peeling kimik eshte nje procedure ku ne siperfaqen e lekures aplikohet nje agjent kimik ( eksfolues), i cili nxit nje reaksion kimik me qelizat e siperfaqes te lekures dhe con ne largimin e tyre nga lekura dhe si rrjedhoje rigjenerimin e saj. Peeling kimik eshte nje procedure dermatologjike qe aplikohet ne lekurat me probleme te tilla si : akne, njollat e fytyres, melazmat, keratozat aktinike, ndihmon ne eleminimin e rrudhave dhe rinovimin e lekures se fytyres. Agjentet kimike qe perdoren per peeling jane alfa hidroksi acide si acdi glikolik, ac salicilik, acidi trichloracetik, te cilet ne varesi te perqendrimit te tyre perdoren per te realizuar, peeeling siperfaqesore apo te thelle te fytyres.
Pelling kimik eshte nje procedure qe pergjithesisht duhet te kryhet nga nje mjeke dermatolog, apo personel mjekesor i specializuar per kryerjen e procedurave te tilla.
Perqendrimi i agjentit kimik duhet te percaktohet edhe ne varesi te tipit te lekures ( jane 6 tipe te lekures sipas Fitzpatric), dhe sasise se yndyres ne fytyre( e thate, normale, mixe, e yndyrshme).
Peeling kimik klasifikohet ne siperfaqesor, i mesem dhe i thelle.perdorim secilin grup ne varesi te rezultatit qe kerkojme.

MDA eshte nje mikropeelingiI lekures qe sjell largimin e qelizave te vdekura te epidermis dhe nxit rigjenerimin dhe prodhimin e kolagjenit ne menyre qe lekura te behet me e bute me elastike, me e oksigjenuar.
Ky trajtim eshte perdorur per qellime te ndryshme si: heqjen e njollave te shkaktuara nga dielli, zbut rrudhat, trajtimin e hiperpigmentimeve dhe shenjave te acneve, reduktimin e poreve, ne hiperkeratozat, ne cikatricet, ne lekurat e yndyrshme, kundra plakjes etj.
Metoda me e zgjedhur eshte ajo me koke diamanti dhe kristale. Rezultatet vine ne menyre progressive pas 6-8 seancash qe kryhen ne interval kohore 2-3 jave. Kjo eshte nje procedure pa dhimbje. Pas kesaj procedure lekura juaj do te duket me e re, me me shkelqim, njolla me pak te dukshme dhe me e paster. Ne keto kushte lekura eshte e gatshme te trajtohet me preparate vitaminoze dhe ushqyese.
MDA eshte nje metode mjekesore dhe estetike e sigurt, efektive per te gjitha llojet e lekures dhe ne te gjitha moshat. Ajo I rikthen fytyres nje panje rinore dhe vezulluese.

Trajtimet me E-Light

Rrudhat janë shenjat e para që tregojnë se trupi ynë ka filluar proçesin e plakjes. Rrudhat mund të jenë genetike, mund të shkaktohen nga shprehitë e tepërta të fytyrës, nga ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj rrezeve diellore apo si pasojë e përdorimit të substancave të ndryshme si duhani apo alkoli. Teknologjia revolucionare e E-Light (dritë intense) e kombinuar me valët e  radio frekuencës, mundëson që kjo energji të aktivizojë në mënyrë efektive sistemin e kolagjenit të trupit, për të bërë të mundur rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Gjithashtu teknologjia mjekësore E-Light penetron në shtresat e thella të lëkurës për të aktivizuar qelizat fibroblast dhe prodhimin e kolagjenit të ri duke na dhuruar një lëkurë më e tërhequr, më elastike, më të shëndetshme dhe më rrezatuese. Kjo teknologji mund të përdoret për disa zona të ndryshme të trupit si balli, zona përreth syve, zona përreth gojës, zona e qafës, krahët dhe kofshët. Ky trajtim rekomandohet  të kryhet në stinët e dimrit dhe të pranverës, pasi ekspozimi nuk rekomandohet. Nevojiten katër deri në gjashtë seanca më hapsirë kohore cdo 15 ditë.