Trajtimet me E-light (me laser)


E reja që sjell teknologjia mjekësore E-Light bën të mundur edhe trajtimin e qimeve më të zbehta e të dobëta që gjenden në trupin e njeriut. Kjo falë teknologjisë së bashkimit të radio frekuencës, e cila kombinohet me dritën intense pulesuese E-Light dhe bën të mundur përçimin e energjisë vetëm në rrënjën e qimes, pa ndikuar aspak në zonën përreth saj. Pasi E-Light përçohet në rrënjën e qimes, kjo e fundit neutralizohet për të mos u aktivizuar më.
Rezultati maksimal arrihet pasi janë kryer gjashtë deri në tetë seanca të plota me distancë dy deri në tre javë nga njëra-tjetra. Pasi të jenë kryer këto seanca rreth 80% deri 100% e qimeve të tupit do të kenë rënë dhe mjafton një seancë cdo tre muaj për ti mbajtur rrënjët e qimeve të dobëta në mënyrë që ato të mos aktivizohen më. Kjo lloj teknologjie lejon që të trajtohet cdo zonë e trupit pa përjashtim pasi nuk shkakton asnjë rezikshmëri.
Efikasiteti varet nga karakteristikat e qimes dhe fototipi i lëkurës së pacientit. Humbje permanente e qimeve do të thotë një reduktim afatgjatë i qimeve që arrin pas një regjimi trajtimor deri ne 75%, një masë prej 25% mund të rriten pas trajtimit për të cilin do të nevojiten seanca mirëmbajtjeje që janë me të largëta në kohë sesa seancat e fillimit (2-3 seanca në vit).

Të gjithëve mund të na ndodhi shfaqja e njollave të ndryshme në lëkurë, sidomos pas pushimeve verore, apo i njollave të cilat janë të lindura (angiomat).
Teknologjia e dritës intense pulsuese E-Light e kombinuar me radio frekuencën ka shfaqur sukses të jashtëzakonshem në zhdukjen e pigmenteve të ndryshme në lëkurë. Kombinimi i këtyre dy teknologjive inovative, mundëson që drita të përcojë energjinë në zonën e pigmentuar me ngjyrë të errët duke e neutralizuar atë e më pas lehtësisht absorbohet nga organizmi.
Gjithashtu, kjo teknologji mjekësore moderne gjatë trajtimit të njollave dhe angiomave njëkohësisht aktivizon edhe qelizat fibroblast të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Relativisht, kjo ndihmon në rinovimin e lëkurës, përmirësimin e pamjes së saj, minimizimin e poreve si dhe reduktimin e vijave të holla të shkaktuara nga rrudhat. Në këtë mënyrë kemi përftuar jo vetëm zhdukjen e njollave por edhe një lëkurë të rigjeneruar dhe më të freskët. Në rastin e angiomave këshillohet që trajtimi të kryhet në moshë të hershme.

Trajtimi i kapilarëve të kuq në fytyrë dhe trup.
Me kalimin e viteve në fytyrë dhe trup shfaqen kapilarë me ngjyrë të kuqe që na japin një pamje jo estetikisht të bukur. Ky problem trajtohet në mënyrë të suksesshme nga teknologjia modern E-LIGHT (dritë impulse intensive dhe radiofrekuence). Nxehtësia e dritës dhe e radiofrekuencës përcohet te kapilarët duke i zgjeruar dhe duke shtuar qarkullimin me gjak. Kjo bën të mundur që pas 4-5 seancash (2-6 jave) fytyra do të marrë ngjyre normale, qarkullimi i gjakut do të shtohet, kapilarët do të zbehen dhe do të ndiheni më të rinuar. Kjo teknologji ka precizionit të lartë dhe efikasitetit dhe nuk shkakton komplikacione në lëkurë përreth dhe në thellësi. Gjatë procedures nuk është inevojshëm prdorimi I anestetikëve sepse procedura është e padhimbshme.

Aknet, një problem i adoleshentëve dhe të rinjve gjejnë sot zgjidhje perfekte nga trajtimi me E-Light. Terapia me E-Light është alternativa më e mirë për trajtimin e akneve dhe shenjave të tyre. Burimi i dritës pulsuese intensive, i kombinuar me radiofrekuencen, krijon një energji të lartë që depërton në lëkurë duke shkatërruar bakteret. Në të njëjtën kohë kjo energji depërton dhe nën lekurë duke stimuluar kolagjenin dhe rritjen qelizore me qëllim përmiresimin ndjeshëm të tonusit dhe lëmueshmerisë së lëkurës.
Trajtimi i akneve me E-Light zgjat vetëm 6 seanca.